What would you like to search for?

Bëhuni partner me ne
© I. Bura / WWF

Ne e dimë se një organizatë e vetme nuk mund të ndikojë në ndryshimin e nevojshëm. Ndryshimet që duam të shohim në botë mund të ndodhin vetëm përmes përpjekjeve të shumë njerëzve që punojnë së bashku.

ASGJË S’MUND TË BËHET VETËM

Sfidat me të cilat po përballet mjedisi global sot janë shumë të mëdha, shumë të ndërlidhura, dhe shumë urgjente që një organizatë të mund t'i zgjidhë e vetme. Lajmi i mirë është se ne kemi gjithashtu një mundësi të pashembullt për ndryshime pozitive – shkenca është më e qartë, ndërgjegjësimi është më i madh, dhe inovacioni është më i fuqishëm se kurrë më parë.
 
Partneritetet luajnë një rol kyç në përpjekjet e WWF për të ndikuar në rrjedhën e konservimit. Konservimi i qëndrueshëm arrihet përmes bashkëpunimit me një sërë partnerësh të jashtëzakonshëm duke përfshirë qeveritë, komunitetet lokale, bizneset, dhe donatorët individualë. Ne shfrytëzojmë pikat e forta të këtyre bashkëpunimeve për të arritur sukses të madh.

Sektori i korporatave drejton pjesën më të madhe të ekonomisë globale, kështu që ne konsiderojmë se kompanitë kanë gjithashtu një përgjegjësi specifike për të siguruar që burimet natyrore dhe ekosistemet që mbështesin biznesin e tyre të përdoren në mënyrë të qëndrueshme.

© WWF Mediterranean
PARTNERITETI ME ORGANIZATA TJERA TË SHOQËRISË CIVILE

Ne mund të ripërcaktojmë marrëdhënien tonë me natyrën, por duhet të punojmë së bashku.
Partneriteti me WWF-në për qëndrueshmërinë dhe bashkëpunimi me të tjerët – qoftë në nivel lokal apo global – mund të japë rezultate dhe dukshmëri që përndryshe nuk do të ishin të mundshme.

Në pothuajse 20 vitet e të qenit një faktor konservimi në rajonin e Adrias, ne kemi punuar me shumë OJQ, duke përfshirë Green Home, Mladi istraživači Srbije, Sunce, INCA, Zelena akcija, Eko-Most, Zeleni Osijek, Zelena Istra, Greenpeace Croatia, BIOM , Žmergo, Koalicioni Dravska liga, Eko Pana.
 

PUNA ME BIZNESE

Duke punuar me biznese ne synojmë: të promovojmë prodhim më të mirë dhe burim të përgjegjshëm të lëndëve të para; nxitjen e kalimit në 100% energji të ripërtërishme dhe larg nga lëndët djegëse fosile; të angazhohemi së bashku në politikat publike; të mbështesim ndarjen e barabartë të burimeve natyrore; ridrejtimin e flukseve financiare për të mbështetur ruajtjen dhe menaxhimin e qëndrueshëm të ekosistemit; rritjen e ndërgjegjësimit për nevojën për të konsumuar më me mençuri; dhe të mbrojmë disa nga vendet ekologjikisht më të rëndësishme në botë.

Në përgjithësi, WWF punon me kompanitë në tre mënyra:

Biznes i qëndrueshëm: WWF punon me kompanitë për të vlerësuar ndikimin e tyre mjedisor dhe për të ndërtuar një plan strategjik për të reduktuar ndikimin e tyre në një mënyrë që do të avancojë si ruajtjen ashtu edhe objektivat e biznesit të kompanisë.

Marketingu me shkak: WWF angazhohet me korporatat për të zhvilluar fushata të integruara dhe të kthyera kah konsumatorët, që u mundësojnë kompanive dhe klientëve të tyre të tregojnë mbështetjen e tyre dhe të kontribuojnë në mënyrë aktive në konservim.

Dhënia filantropike: kompanitë gjithashtu mund të ofrojnë fonde për të ndihmuar në mbështetjen e iniciativave specifike të WWF-së për konservim, dhe komunitet lokale të cilave u shërbejnë.

Our Planet, Our Business

WWF is proud to release a new 40-minute online film called Our Planet: Our Business. This film, inspired by the original Netflix Our Planet series, highlights the economic value of nature to our society and shows how business can affect change at scale. Its aim is to help everyone understand what’s at stake if we continue with ‘business as usual’.

 

WHAT YOU CAN DO

Share news about what we do and support us!
If you think you could partner with us, let us know.

JOIN
© WWF Adria