What would you like to search for?

NATYRA KA NEVOJË PËR DASHURINË TONË

Ah, kjo natyrë. Në praninë e saj ne kërkojmë ngushëllim dhe gjejmë gëzim, qoftë nga ecja në pyje me lisa të gjatë, apo nga këndimi i zogjve përpara dritares sonë. Natyra na jep shpresë, edhe në kohët më të vështira. Na mbush me ajrin që thithim, ujin që pimë, dhe burime të tjera energjie nga të cilat varemi të gjithë. Por e ardhmja e natyrës është e në pikëpyetje. Po humbasim pyjet, jetën e egër, ujin e ëmbël dhe biodiversitetin në përgjithësi. Dhe e gjithë kjo po ndodh me shpejtësi të madhe.
Tregoni dashurinë tuaj për natyrën para se të jetë tepër vonë.

 KOHA QË KEMI NË DISPOZICION TË MBROJMË GJITHÇKA QË DUAM PO MBARON SHPEJT

Mendoni për të gjitha vendet në rajon që janë të dashura për ju - jo vetëm për shkak të bukurisë së tyre, por edhe për gjithçka që ofrojnë. Shumë prej këtyre vendeve përballen me kërcënime të shkaktuara nga aktiviteti njerëzor, nga prerja e paligjshme e pyjeve përmes gjuetisë pa leje, deri te lirimi i gazeve serrë. Ne duhet t'i mbrojmë ato. Zgjdhja është në duart tuaja. Pse rrezikojmë të humbim vendet që duam?
 
Shikoni natyrën që të gjithë e duam dhe humbjen e së cilës nuk duhet ta lejojmë!
Natyra ka nevojë për dashurinë tonë tani më shumë se kurrë.
 

Amazona Evropiane
© Ante Gugić

Lumenjtë Mura, Drava dhe Danub, në rrjedhën e tyre nëpër pesë vende, formojnë një brez të gjelbër 700 kilometra të gjatë, të cilin UNESCO e ka shpallur rezervë biosferike. Ky peizazh prej një milion hektarësh quhet Amazona Evropiane për shkak të mozaikut të habitateve unike dhe bollëkut të specieve të rralla dhe të rrezikuara. Ky është një shembull i vërtetë i bashkëjetesës së njerëzve dhe natyrës, sepse është shtëpia e gati një milion njerëzve, por edhe popullsia më e madhe e shqiponjave tullace në Evropë, dhe shumë specieve të rrezikuara si sternat, lejlekët e zinj, kastorët, lundërzat, dhe peshqit si për shembull lloji bli.

Tani imagjinoni se të gjitha këto janë zhdukur.

Mënyrat e vjetra të menaxhimit të lumenjve, shkurtimi i rrjedhave ujore, nxjerrja e zhavorrit dhe rërës nga shtretërit e lumenjve, dhe projektet hidroenergjetike janë një kërcënim i vazhdueshëm për amazonën e Evropës, një nga ligatinat më të mëdha në Evropë. Duke punuar së bashku, ne mund të ndalojmë kërcënimet, të ndryshojmë qëndrimin tonë ndaj natyrës, dhe në bashkëpunim me komunitetet lokale, të ndërtojmë një të ardhme të qëndrueshme të kësaj zone me një trashëgimi të pasur kulturore që dëshmon për lidhjen e njerëzve me lumenjtë.
 

Duaje ose humbe.

SYMBOLICALLY ADOPT A LITTLE TERN
Deti Adriatik
© Ante Gugić for WWF Adria

Deti Adriatik është një vatër e biodiversitetit me një numër të madh speciesh të rrezikuara dhe të cenuara. Një shembull i shkëlqyer i kësaj pasurie është Lastova - ishulli më i largët i banuar kroat dhe parku më i ri natyror detar në Kroaci. Arkipelagu i Lastovës është shtëpia e karavidheve, breshkave, delfinëve, një vend pushimi për shumë zogj shtegtarë, dhe një vend foleje për zogjtë e rrallë - gregula, kaukala dhe pulëbardha mesdhetare. Dhe ky është vetëm një nga 1300 ishujt në Adriatik! Përveç specieve të bukura bimore dhe shtazore, Adriatiku është shtëpia e shumë komuniteteve bregdetare dhe brezave të peshkatarëve.
 

Tani imagjinoni se të gjitha këto janë zhdukur.

 
 
 

Në Mesdhe, pothuajse gjysma e gjitarëve detarë dhe një e treta e totalit të peshqve janë humbur në 50 vitet e fundit, dhe zogjtë e detit kërcënohen me zhdukje. Nga këto, humbjet më të mëdha janë shënuar në vendin tonë, në Adriatik. Nëse nuk arrijmë që efektivisht të mbrojmë të paktën 30% të detit, rezervat e peshkut në Mesdhe, duke përfshirë ato më të rëndësishmet nga pikëpamja tregtare, siç është merluci, ata nuk do të mund të rikthehen në jetë, duke shkaktuar dëme të pariparueshme në det, në ata që jetojnë jashtë detit, dhe të gjithë ne.
 

 

Duaje ose humbe.

SYMBOLICALLY ADOPT A TURTLE
KARSTI DINARIK
© skocijan Caves Park

Lloje të shumta të rralla dhe unike të kafshëve e gjejnë shtëpinë e tyre në errësirën e nëntokës karstike, dhe ka aq shumë lloje në Dinaride saqë karsti Dinarik është konfirmuar si zona e biodiversitetit më të madh të faunës së shpellave në botë! Nga Udine në Itali në Liqenin Skadar në Mal të Zi, karsti Dinarik është shtëpia e atraksioneve natyrore fenomenale si parqet kombëtare të Sharrit e Triglavit, Kërka ose Bjeshkët e Nemuna, shpella si Grabovaca, Vjetrenica ose Shpella Postojna, e fusha si Livanjsko Polje.

Tani imagjinoni se të gjitha këto janë zhdukur.

 

Nëntoka karstike është zona më e paarritshme dhe më e ndjeshme e kafshëve të egra në botë! Habitate shumë të brishta dhe specie të rrezikuara janë nën presionin e ndryshimeve negative në mjedis. Zonat e banuara janë të ekspozuara ndaj ndotjes nga mbetjet komunale, ujërat e zeza, dhe ndotja industriale. Pasojat më të mëdha negative vijnë nga ndërhyrjet hidroteknike dhe kthimi i sipërfaqeve ujore në tokë, të cilat thajnë sipërfaqe të mëdha nëntokësore ose ndajnë habitatet në deri në një nivel të rrezikshëm.
 

Duaje ose humbe.

MEET AN OLM
Pyjet
© Staffan Widstrand

Më shumë se gjysma e të gjitha specieve tokësore e kanë shtëpinë e tyre në pyje. Ato mbartin me vete një larmi të pasur jete që mbështet funksionimin e shumë prej sistemeve tona më të rëndësishme natyrore – nga të mbajturit stabilitetin e klimës, deri te rregullimi i furnizimit me ujë dhe përmirësimi i cilësisë së tij. Rajoni ynë është i mbushur me pyje të bukur, ndër të cilët spikat Perućica në Parkun Kombëtar Sutjeska, një nga pyjet e fundit të ruajtura evropiane. Ekziston edhe bredhi Pançiç, një simbol i Parkut Kombëtar Tara, një specie endemike pyjore e Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës.
 

Tani imagjinoni se të gjitha këto janë zhdukur.

 

Aktivitetet njerëzore tashmë kanë çuar në humbjen e rreth 40% të pyjeve të botës. Për ta parandaluar këtë, është e nevojshme që shpyllëzimi të ndalohet dhe të menaxhohet në mënyrë të qëndrueshme. Prerjet e paligjshme dhe të paqëndrueshme, bujqësia, gjuetia, zjarret në pyje, dëmtuesit. dhe sëmundjet kërcënojnë mbijetesën e shumë specieve, si dhe nxisin ndryshimet klimatike, rrezikojnë jetesën e njerëzve, dhe minojnë shërbimet jetike që ofrojnë pyjet.

Duaje ose humbe.

SYMBOLICALLY ADOPT A LYNX
LIGATINAT
© Edward Parker / WWF

Ligatinat, pellgjet, moçalet me torfe, lumenjtë, dhe liqenet janë zgjidhje natyrore për shumë probleme mjedisore. Edhe pse përbëjnë vetëm 3% të sipërfaqes së Tokës, ato thithin dy herë më shumë karbon se të gjitha pyjet e botës së bashku! Gjatë reshjeve të mëdha, ato mbajnë ujin e tepërt, duke parandaluar përmbytjet, ndërsa bimësia e tyre filtron ndotjen. Përveç kësaj, ligatinat janë thelbësore për ruajtjen e biodiversitetit dhe mbijetesën e shumë specieve të egra - si shqiponja tullace, zogu më i madh grabitqar në pellgun e Danubit.
 

Tani imagjinoni se të gjitha këto janë zhdukur.

 

Gjatë 45 viteve të fundit, një e treta e habitateve të ligatinave janë zhdukur dhe humbja dhe shkatërrimi i tyre i shpejtë kanë kontribuar ndjeshëm në ngrohjen globale. Rajoni ynë është i pasur me këto ekosisteme, si: rezervati i veçantë natyror Gornje Podunavlje ose Obedska bara në Serbi, parqet natyrore Kopački rit dhe Lonjsko polje në Kroaci, Parku Natyror Hutovo blato në Bosnje dhe Hercegovinë, ose pylli Murska në Slloveni. Investimi në rigjallërimin dhe mbrojtjen e ligatinave mund të kontribuojë si për natyrën ashtu edhe për njerëzit. 

Duaje ose humbe.

SYMBOLICALLY ADOPT AN OTTER
Zonat e mbrojtura
© Tara National Park

Zonat e mbrojtura ruajnë shembuj të veçantë, të vlefshëm, por edhe të brishtë të pasurisë sonë natyrore. Pyetja është se si do të dukej natyra mahnitëse e Gjerdapit, Durmitorit apo Lovçenit, majat fantastike të Mavrovës apo Sharrit, Sutjeska dhe Neretva të gdhendura historikisht, apo liqenet e mrekullueshme të Unës apo Plitvicës, nëse nuk do të mbroheshin. Në rajonin tonë, zonat e mbrojtura përbëjnë rreth tetë për qind të territorit dhe janë shtëpia e shumë llojeve të egra, habitateve, dhe monumenteve kulturore e historike që ne duhet t'i ruajmë.
 

Tani imagjinoni se të gjitha këto janë zhdukur.

 
 
 

Korniza joadekuate e politikave lejon aktivitete të papërshtatshme si pylltaria e tepërt tregtare, gjuetia, turizmi masiv, dhe ndërtimi i infrastrukturës së paqëndrueshme. Financimi çon në buxhete të vogla për aktivitetet e mbrojtjes së natyrës, mungesë të stafit të kualifikuar dhe mbikëqyrje joadekuate. Këto janë sfida madhore për të ardhmen e zonave të mbrojtura për të mbrojtur realisht pasurinë tonë natyrore nga e cila përfitojnë të gjithë njerëzit, veçanërisht përmes zhvillimit të qëndrueshëm socio-ekonomik dhe komuniteteve lokale.
 

Duaje ose humbe.

SYMBOLICALLY ADOPT A BEAR

DUAJE OSE HUMBE?


 
Kjo nuk është një pyetje! Të gjithë e dimë përgjigjen sepse të gjithë kemi nevojë për dashuri dhe as natyra nuk bën përjashtim. Aktivitetet njerëzore kanë vënë në rrezik botën natyrore. Tani është momenti i fundit për t’u kujdesur për natyrën dhe për të ndaluar humbjen e pyjeve, për të mbrojtur oqeanet, ujin e freskët, dhe për të siguruar një të ardhme për njerëzit dhe kafshët e egra.
 
Natyra ka nevojë për dashurinë tonë. Mos lejoni që të zhduket.
Zgjedhja është e jona.
 
 

DUAJE OSE HUMBE.

© Goran Stefanovski